Flash News

KRYESORE

Djegia e flamurit nga racistët, shtohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

Djegia e flamurit nga racistët, shtohen tensionet mes Turqisë dhe

Tensionohet situata mes dy shteteve fqinje, Turqisë dhe Greqisë. Pas djegies së flamurit turk nga racistët grekë dy ditë më parë, vjen reagimi zyrtar i ministrisë së Punëve të Jashtme në Turqi. Përmes këtij reagimi kërkohet nga autoritetet greke që të vihen para përgjegjësisë autorët e këtij veprimi, të konsideruar i urryer.

“Dënojmë djegien e flamurit tonë gjatë një protestë të mbajtur më 5 mars në Athinë, kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi.

Ne presim nga autoritetet greke që të kapen sa më shpejt dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme.

Po ashtu, Greqisë i është kërkuar që të ndalojë retorikën e dëmshme që mund të sjellë edhe përshkallëzim të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve.

Të fundit