Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve, delegacioni i PE vjen të mërkurën në Shqipëri

Djegia e mandateve, delegacioni i PE vjen të mërkurën në

Pas djegjes së mandateve nga opozita, një delegacion i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u informuar në detaje mbi situatën politike dhe hapat që priten të merren në vijim.

Ky delegacioni përbëhet nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian. Në krye të takimeve, qëndron takimi me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Më pas takimet vijojnë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Delegacioni mësohet se do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile.

Po ashtu mësohet se takime zyrtarët e lartë mund të zhvillojë me ministren e drejtësisë, Edita Gjonaj dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Të fundit