Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve, pas Ramës reagojnë edhe deputetët e PS: Vendimi i takon opozitës

Djegia e mandateve, pas Ramës reagojnë edhe deputetët e PS:

Pasi kryeministri Edi Rama u përgjigj për ‘Corriere della Sera’ se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, reagojnë edhe deputetët e PS lidhur me propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve.

Këtë mëngjes socialistët zhvilluan një mbledhje grupi dhe sipas ‘news 24’, deputetët e PS kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si Rama.

"Është një vendim që i takon opozitës! Parlamenti është legjitim edhe pa opozitën. Parlamenti është në funksion të plotë dhe legjitim”, kanë thënë deputetët e PS.

Nga ana tjetër, mësohet se kryeministri Rama i ka porositur në mbledhje që të vijojë organizimi për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.

Të fundit