Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Djegia e mandateve/ Prezenca e OSBE në Shqipëri i bashkohet qëndrimit të Ambasadës Amerikane
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Shqipëri i është bashkuar qëndrimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e publikuar nga Ambasada.
Edhe ambasadori Bernd Borchardt, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook reagimin e Ambasadës Amerikane përsa i përket djegies së mandateve nga ana e opozitës.
“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.
Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.