Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Djegia e mandateve, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me vendimin e aleatëve opozitarë për të djegur mandatet. Ambasada iu bën thirrje deputetëve të mos braktisin mandatet e tyre.

“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.

Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin t’u shërbeni”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë që menjëherë pas deklaratës së aleatëve opozitarë ku njoftuan djegien e mandateve, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe zv.ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e tij.

Të fundit