Flash News

KRYESORE

Djegia e mandateve, zbardhen tre vendimet në Grupin e PD

Djegia e mandateve, zbardhen tre vendimet në Grupin e PD

Pas dy orësh e 30 minutash ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD.

Në këtë mbledhje u morën tre vendime, pas propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve demokratë.

Në mënyrë unanime, mësohet se në Grupin e PD është vendosur djegia e mandateve nga deputetët e PD.

Po ashtu, u vendos të mandatohet kryetari Basha për marrjen e vendimit, dhe së treti të ngrihet një grup pune për teknikalitet nga Gazmend Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi Ivi Kaso, Çlirim Gjata.

Ky grup pune do të përcaktojë mënyrën se si do të shkohet drejt djegien e mandateve.

Të fundit