Flash News

KRYESORE

Djukanovic kritikon BE-në për Kosovën: Dështuat me heqjen e vizave

Djukanovic kritikon BE-në për Kosovën: Dështuat me heqjen e

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka kritikuar Bashkimin Evropian pasi nuk i ka mundësuar Kosovës liberalizimin e vizave. Gjithashtu, ai u bëri thirrje liderëve të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që të dalin me një qasje të qartë dhe të përbashkët në lidhje me pritjet për raportet me BE-në.

“Jemi të shqetësuar për politikën e zgjerimit e cila po vonohet dhe po bëhet e mjegullt. Edhe vende tjera të rajonit kanë pranuar sinjale dekurajuese në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE.

BE-ja ka dështuar që t’ua heqë kërkesat për viza qytetarëve të Kosovës apo të aprovojë hapjen e kapitullit të fundit të procesit të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa ka vonuar edhe aprovimin e statusit të kandidat për Bosnjën.”, tha Djukanovic, i cili pret më shumë nga BE-ja sa i përket rajonit.

Të fundit