Flash News

KRYESORE

Do hakmerrej për sulmin terrorist ndaj myslimanëve në Zelandën e re, arrestohet 21-vjeçari shqiptar

Do hakmerrej për sulmin terrorist ndaj myslimanëve në

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet amerikane, pasi donte të bashkohej me ISIS për t’u hakmarrë për sulmin terrorist ndaj myslimanëve në xhamitë e Zelandës së Re, shkruajnë mediat e huaja.

Fabjan Alameti dyshohet se kishte folur për t’iu bashkuar ISIS dhe për të sulmuar qytetarët në rrugë. Gjykatësi urdhëroi që i riu të qëndrojë në burg derisa hetimet të përfundojnë. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin.

Në muajin janar, Alameti kishte biseduar me një person, që në fakt ishte informator i FBI-së. Ai i kishte treguar për dëshirën për të luftuar me ISIS në Siri e Irak si dhe për të bërë një sulm kundër SHBA-ve në ndonjë prej objekteve të saj ushtarake, qendrave qeveritare apo edhe atyre të homoseksualëve apo hebrenjve. Megjithatë, Alameti më vonë kishte thënë se nuk do të kryente një sulm në tokë amerikane sepse ky shtet i ka dhënë atij shtetësinë, sipas dëshmisë së agjentit të FBI në gjykatë.

Të fundit