Flash News

KRYESORE

“Do bashkohen mesazhet e Facebook, WhatsApp dhe Instagram”, fillojnë pakënaqësitë

“Do bashkohen mesazhet e Facebook, WhatsApp dhe Instagram”,

Komisioni Irlandez Për Mbrojtjen e të Dhënave është përgjegjës për rregullimin e Facebook në Bashkimin Europian. Komisioni ka kërkuar përgjigje nga kompania lidhur me planet për të shkrirë pjesërisht Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger.

“The New York Times” raportoi se CEO Mark Zuckerberg dëshiron të kombinojë tre shërbimet në pronësi të Facebook. Vetë rrjeti social konfirmoi lajmet duke thënë se po përpiqej ta bënte më të lehtë për njerëzit të komunikojnë së bashku.

Kërkesa e autoriteteve irlandeze është një tregues i presionit me të cilin media sociale më e madhe në botë përballet që nga viti i kaluar.

Të fundit