Flash News

KRYESORE

Do bllokojë faqet e internetit, reagon AKEP: S`e bëjmë dot, kompetencë e AMA-s

Do bllokojë faqet e internetit, reagon AKEP: S`e bëjmë dot,

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare doli me një komunikatë për mediat, ku përgënjeshtron lajmet se do të bllokojë aksesin në disa faqen online. AKEP bëri një sqarim të gjatë ku tregon se nuk e ka kompetencën ligjore për të bllokuar domain dhe faqe interneti. Sipas këtij autoriteti, janë institucionet ligjzbatuese apo AMA që mund të marrë një vendim të tillë. Ky reagim vjen pas publikimit të një shkrese, ku njoftohej bllokimi i disa faqeve online me matierale për të rritur.

“Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton me shqetësim qarkullimin, veçanërisht në rrjete sociale, të informacioneve të shtrembëruara dhe të pabaza lidhur me kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.

Nuk është praktikë e AKEP të shqyrtojë apo të komentojë ndërveprimet e shoqërisë së informacionit dhe aq më pak udhëzimet që i përcillen nga institucionet ligjzbatuese dhe vendimmarrëse të kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme, sipas rregullimeve përkatëse ligjore në fuqi, siç janë Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).

Udhëzimet për bllokimin e aksesit në rrjete të domain apo faqeve të caktuara në internet, si dhe përcaktimi, apo listimi i tyre, nuk janë as nisëm dhe as veprimtari mbikqyrëse e AKEP, por vendime të organeve të sipërpërmendura. Në bazë të nenit 2 të Ligjit Nr. 9918/2008 për komunikimet elektronike, AKEP nuk ka tagër të shqyrtojë dhe të ndërhyjë në përmbajtje të këtyre faqeve, për pasojë as të gjykojë nëse u duhet bllokuar apo kufizuar aksesi dhe në ç’masë duhet të ndodhë kjo. Detyra e AKEP, në këtë rast, është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AKEP.

Të fundit