Flash News

KRYESORE

'Do dëshironit një ftesë nga Basha për në PD?' Patozi: Nuk e dua, është në anën e gabuar të historisë

'Do dëshironit një ftesë nga Basha për në

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, gjatë një bisede në edicionin informative në Report tv u shpreh se edhe nësë kryedemokrati Basha do e ftonte për t’u rikthyer në PD, ai nuk do e pranonte.

Kjo, sipas Patozit pasi ata kanë bindje të ndryshme dhe aderojnë tashmë në parti të ndryshme, teksa shtoi se Basha është në anën e gabuar të historisë.

Teksa u pyet për kontaktet me ish kryeministrin Berisha, Patozi tha se nuk ka komunikim të vazhdueshëm me të, por rrallë herë kur shkëmbehen.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për lidershipin e z.Basha dhe lëvizjet e fundit brenda PD-së?

Patozi: Nuk kam asnjë mendim, nuk dua të flas për këtë. Unë nuk i përkas më asaj partie, ajo parti tjetër. Kështu s'më takon të flasë se çfarë po bën PD-ja, po hapet apo po mbyllet. Do flisja për PD-në dhe PS-në vetëm nëse i zënë rrugën Shqipërisë.

Pyetje: A do i përgjigjeshit pozitivisht një ftese të Bashës për t'u rikthyer në PD?

Patozi: Kjo nuk ka rëndësi, për sa kohë nuk ka ndodhur. Kur ngjarja të ndodhë...unë e thashë s'kam punë me PD, ajo është parti tjetër.

Pyetje: Në rregull, po e formuloj ndryshe pyetjen, a do e dëshironit një ftesë nga z.Basha?

Patozi: Jo nuk e dua. Sot z.Basha është në anën e gabuar të historisë, nesër nuk e di, por sot është në anën e gabuar sepse po kërkon së bashku me Ramën të mbajë me thonj këtë statuskuot politike.

Pyetje: A mbani komunikime me Berishën?

Patozi: S'kemi shumë arsye se dhe ai me çfarë po kuptoj është paksa i tërhequr, por komunikojmë sa herë shkëmbehemi. Jemi parti të ndryshme.

Pyetje: Ka partia juaj të njejtat bindje me partinë ku aderon z.Berisha?

Patozi: Po të kishim të njejtat bindje do ishim në një parti akoma.

Të fundit