Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Presidenti Ilir Meta ka pritur në ambjentet e presidencës kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi ka nisur rreth orës 10.00 të mëngjesit dhe ka zgjatur për rreth një orë. Nuk janë bërë akoma të ditura detajet rreth çështjeve që kreu i PD-së ka diskutuar me presidentin Meta.
Kujtojmë se gjatë seancës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta nuk i ka kursyer kritikat as ndaj Bashës, duke e konsideruar këtë të fundit njësoj ‘të çmendur’ si Rama.
“Jam përpjekur të nxis palët për dakordësi, por duke hequr dy kushtet, të kryeministrit për të hequr 30 qershorin dhe të kreut të PD-së që Rama s’duhet të vinte në tryezë si kryeministër. Kur dy veta ‘çmenden’ c’duhet të bëjë Presidenti?”, u shpreh ndër të tjera Meta gjatë seancës së Komisionit Hetimor thirrir nga maxhoranca.
Gjithashtu, Meta tha sa se vendosi të zhdekretonte 30 qershorin si datë për zgjedhjet vendore edhe për një shkak tjetër. Ai deklaroi se kishte informacione që në protestën e opozitës më 8 qershor mund të digjej Parlamenti.
Nga ana tjetër, PD reagoi nëpërmjet Sekretart të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke deklaruar se PD dhe opozita e bashkuar nuk kanë pasur kurrë një plan për djegien e institucioneve dhe se ishin skenarë të kryeministrit Edi Rama që janë denoncuar nga kreu i PD Lulzim Basha.
Ndërkohë, sot pasdite në orën 17:00 në Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.