“Do djegin Kuvendin”, Meta tregon nga e mori informacionin sekret: Presidenti nuk gënjen, disponoj dokumente

Presidenti Meta në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratat e disa ditëve më parë ku si arsye për ç’dekretimin e 30 qershorit tha se ishte informuar se në vend do të ndodhte një përpjekje për destabilizim, konkretisht djegia e Kuvendit.

“Keni tronditur opinionin se në 7 qershor u informuat se kuvendi do digjej. Kush ishin këta elementë ?”- u pyet nga gazetarja.

Meta tregoi se disponon disa dokumente sekrete për përpjekjet për destabilizim dhe shton se informacioni u dha nga një institucion tepër i besuar.

“Përsa i takon deklaratës time për djegien e kuvendit se kam pasur informacion nga një institucion sekret, kjo është e vërtetë. Unë kurrë s’kam thënë një gënjeshtër. Kam dërguar një kërkesë në Presidencë për këtë informacion.Vendi ka pasur përplasje e plagosje. Nuk është shpikje e imja. Mbase vendi ra disi në qetësi por mos harroni se sa trazira kam pasur. Me bindje ju them se informacioni që mora ishte i sigurt dhe nga instanca shumë të larta. Nuk do të ketë vetëm dokumente të klasifikuara si sekret. Do ta kuptoni se ishte një situatë tërësisht e çmendur, që e tha edhe raporti final i OSBE/ODIHR”. ”-deklaroi Meta.