Flash News

KRYESORE

"Do doja vetëm t`i puthja e t`i përqafoja", flet bashkëshortja e Kobe Bryant  pas tragjedisë

"Do doja vetëm t`i puthja e t`i përqafoja", flet
E diela ishte e trishtë për të gjithë sportdashësit dhe adhuruesit e basketbollit, e veçanërisht për familjen e fansat e Kobe Bryant dhe personave të tjerë që ndodheshin në helikopterin që u rrëzua duke marrë jetën e 9 personave. Më të pikëlluarit e kësaj ngjarje, janë pa diskutim familja e Kobe-t, Vanessa, bashkëshortja e tij që ka humbur jo vetëm bashkëshortin por edhe vajzën e saj, Giannën. Vanessa duhet të jetë e fortë dhe për tre vajzat e tjera që ka me Kobe-n, Natalian, Bianca-n dhe Capri-n. Vanessa ka thyer heshtjen ku në një postim të gjatë ka treguar gjithë dhimbjen që ka nga kjo humbje e rëndë. “Unë dhe vajzat e mia duam të falenderojmë miliona njerëz që na kanë mbështetur dhe kanë treguar dashuri në këto momente të tmerrshme. Kemi patjetër shumë nevojë. Jemi të shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të adhurueshëm, Kobe – një baba i mrekullueshëm – dhe e Gianna-s sime të bukur, të ëmbël – një vajzë e dashur, e qetë, e mrekullueshme dhe një motër fantastike për Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n." Vanessa, po ashtu ka ngushëlluar familjarët e tjerë të prekur nga kjo tragjedi dhe ka treguar se do t`i ndihmojë përmes fondacionit "Mamba Sports": "Jemi gjithashtu të shkatërruar nga dhimbja për familjet që humbën të dashurit e tyre të dielën. Nuk kam mjaftueshëm fjalë për të përshkruar dhimbjen. Më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gigi e dinin se sa shumë i donim. Ishim të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu përgjithmonë. Ishin bekim për ne, por ikën shumë shpejt. Nuk jam e sigurt se si do të vazhdojë jeta pa ta dhe e kam të pamundur ta imagjinoj. Por ne do të zgjohemi çdo ditë, do të ecim përpara sepse Kobe dhe vogëlushja jonë, Gigi, do të na e ndriçojnë rrugën. Dashuria për ta është e pafundme. Do të doja shumë që t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. Do të doja t’i kisha këtu përgjithmonë. Faleminderit që ndatë gëzimin, pikëllimin dhe mbështetjen me ne. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në mënyrë që ta kalojmë në privatësi këtë realitet të ri. Për të nderuar familjen e ekipit tonë "Mamba", Fondacioni Mamba Sports ka ngritur fondin "MambaOnThree" për të ndihmuar në mbështetjen e familjeve të tjera të prekura nga kjo tragjedi. Për të dhuruar, ju lutëm shkoni në  MambaOnThree.org. Faleminderit shumë që na bëtë pjesë të lutjeve tuaja dhe për dashurinë për Kobe-n, Gigi-n, Ntalia-n, Capri-n dhe mua." Reagimi i saj ka marrë mbi 7 milionë pëlqime dhe me qindra mijëra komente mbështetëse dhe ngushëlluese për këtë humbje kaq të madhe.
 
View this post on Instagram
 

My girls and I want to thank the millions of people who’ve shown support and love during this horrific time. Thank you for all the prayers. We definitely need them. We are completely devastated by the sudden loss of my adoring husband, Kobe — the amazing father of our children; and my beautiful, sweet Gianna — a loving, thoughtful, and wonderful daughter, and amazing sister to Natalia, Bianka, and Capri. We are also devastated for the families who lost their loved ones on Sunday, and we share in their grief intimately. There aren’t enough words to describe our pain right now. I take comfort in knowing that Kobe and Gigi both knew that they were so deeply loved. We were so incredibly blessed to have them in our lives. I wish they were here with us forever. They were our beautiful blessings taken from us too soon. I’m not sure what our lives hold beyond today, and it’s impossible to imagine life without them. But we wake up each day, trying to keep pushing because Kobe, and our baby girl, Gigi, are shining on us to light the way. Our love for them is endless — and that’s to say, immeasurable. I just wish I could hug them, kiss them and bless them. Have them here with us, forever. Thank you for sharing your joy, your grief and your support with us. We ask that you grant us the respect and privacy we will need to navigate this new reality. To honor our Team Mamba family, the Mamba Sports Foundation has set up the MambaOnThree Fund to help support the other families affected by this tragedy. To donate, please go to MambaOnThree.org. To further Kobe and Gianna’s legacy in youth sports, please visit MambaSportsFoundation.org. Thank you so much for lifting us up in your prayers, and for loving Kobe, Gigi, Natalia, Bianka, Capri and me. #Mamba #Mambacita #GirlsDad #DaddysGirls #Family ❤️

A post shared by Vanessa Bryant 🦋 (@vanessabryant) on

Të fundit