Flash News

KRYESORE

Do e dekretojë Sandër Lleshin në postin e Ministrit? Meta: Do gjej kohën për të marrë vendimin e duhur

Do e dekretojë Sandër Lleshin në postin e Ministrit? Meta: Do

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë sa i takon emrit të propozuar nga kryeministrit Edi Rama për postin e Ministrit të Brendshëm.

I ftuar në emisionin ‘Fakt’, Meta tha se do të gjej kohën për të marrë vendimin e duhur por pa dhënë një përgjigje të prerë.

“Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur.

Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet.

Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri.

Di të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat.

Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh”, u shpreh Meta.

Të fundit