Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Do e dekretoni Ramën si ministër të Jashtëm?” Meta: Do përgjigjem me qetësi, por pa dashuri
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një aktiviteti për dhurimin e gjakut në Lezhë, u pyet nëse do të dekretojë kryeministrin Edi Rama si ministër të Jashtëm, pas refuzimit të Cakajt në këtë post.
“Do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme dhe shteruese, me qetësi, por pa dashuri brenda afateve kushtetuese”- nënvizoi ndër të tjera kryetari i shtetit.
Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?
Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.
Si e komentoni dorëzimin e Klement Balilit?
Presidenti Meta: E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.