Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
“Do grabisnin 10 miliardë euro”, Rama do hedhë në gjyq Ramush Haradinajn
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të hedhë në gjyq kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo sepse ky i fundit tha se ka ndaluar skenarin e ndarjes së Kosovës nga treshja Thaçi-Vuçiç-Rama dhe se udhëheqësit planifikonin të grabisnin 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës nëpërmjet ndarjes territoriale të Kosovës.
“Për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por një gjë ditë të them unë, këtyre lloj politikanëve bravo u qoftë që gjejnë dhe bëjnë i them unë… Dmth që ti thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!
A do të hap gjyq ndaj tij? Është ish-kryeministri i Kosovës ky dhe dorëheqjen, me demek dhe është akoma atje është një person për të cilin jam detyruar për herë të parë dhe hera e fundit që ta dalë publikisht, sepse gënjeu në mënyrën më të paskrupullt…”, tha Rama në “Opinion”.