Flash News

KRYESORE

“Do hapim ambasadë në Jeruzalemin Lindor”, paralajmërimi i Erdogan

“Do hapim ambasadë në Jeruzalemin Lindor”,

Pas vendimit të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane, Erdogan paralajmëron për të dytën herë.

Ai shprehet se do të hapë ambasadën turke në Jeruzalemin Lindor, si përfaqësi të Turqisë në Palestinë. Ky është reagimi i dytë i ashpër i Erdogan pas akuzës se Izraeli është një shtet terrorist.

Kjo deklaratë erdhi menjëherë pasi samiti i liderëve të shteteve myslimane kanë bërë thirrje që Jeruzalemi Lindor të njihet si kryeqyteti i Palestinës.

Nuk dihet nëse Erdogan do e zhvendosi vërtet ambasadën në Jeruzalemin Lindor pasi kjo do prishte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe hapjen e një konflikti me Izraelin.

Të fundit