Flash News

KRYESORE

Do i rikthehet politikës? Tahiri nga Krimet e Rënda: Ka kohë për të gjitha

Do i rikthehet politikës? Tahiri nga Krimet e Rënda: Ka kohë

Pas përfundimit të seancës te Krimet e Rënda, ish-ministri Saimir Tahiri, në një deklaratë për median u shpreh besimplotë se deri me 10 mars do të mbyllen hetimet ndaj tij. Tahiri tha se gjykata ka pranuar kërkesën e tij, ankimimin për shtyrjen tre herë të hetimeve nga Prokuroria.

“Deri në 10 mars kemi kohë mjaftueshëm që të mbyllen  hetimet dhe t’i shkoj të drejtës deri në fund siç e kam thënë. Kam patur durim dhe kam siç kam forcën për t’i treguar shqiptarërve të vërtetën time deri në frymen e fundit”.

Më tej, i pyetur nga gazetarët nëse do i rikthehet politikës, Tahiri tha, “ka kohë për të gjitha”.

Kujtojmë që ish ministri i Brendshëm është nën hetim për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike të bandës Habilaj.

Të fundit