Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
“Do ju djegim, vetëm prisni”, ISIS kërcënon me sulme terroriste në Kampionatin Botëror në Rusi
“Ju betohemi, që zjarri i muxhahedinëve do t’ju djegë. Vetëm prisni...”. Ky është vetëm njëri nga kërcënimet që organizata terroriste ka lëshuar së fundmi në rrjetet sociale, për kampionatin botëror të futbollit ‘Rusi 2018’.
ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë gjatë periudhës së botërorit, përmes droneve dhe kryesisht në shënjestër do të ketë stadiumet e mbushura me tifozë që vijnë nga vende të ndryshme të botës.
Organizata e Shtetit Islamik kërcënon se do merret hakmarrja ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon me sulme terroriste, pasi edhe disa muaj më parë publikoi një video ku tregonte se “ditë të vështira presin Rusinë” gjatë Botërorit.
Ndërkohë, Rusia ka marrë masa të rrepta sigurie me forca speciale të trajnuara për të parandaluar sulmet terroriste, si dhe ka vënë mbi 2 mijë kamera që monitorohen nga një staf i specializuar.