Flash News

KRYESORE

Do ketë më miqësi me Sandër Lleshajn-Mark Marku? Analisti: Prova e pushtetit është provë për karakterin

Do ketë më miqësi me Sandër Lleshajn-Mark Marku? Analisti:

Analisti Mark Marku, i ftuar në emisionin Provokacija të Mustafa Nanos rrëfeu se me Sandër Lleshajn ka patur marrëdhënie miqësore. Megjithatë, Marku nuk shprehu dakordësinë për mënyrën se si e drejton policinë, ndërsa u ndal specifikisht te hedhja e gazit lotsjellës ndaj protestuesve dhe te ndërhyrja e policisë ndaj studentëve në fakultet.

I pyetur nga Nano nëse do vazhdojë miqësinë me Lleshajn, Marku u shpreh, “Miqtë nuk i vë në provë. Kam pas një mik që kishte pushtet dhe i kam thënë ndërpres marrëdhënien derisa të ikësh nga pushteti. Prova e pushtetit është provë për karakterin”.

Ai tha ndër të tjera se posti i ministrit për Lleshajn ka qenë kurth i madh për të mos goditur disa figura të paralajmëruara nga Xhafaj.

“Ministria e Brendshme ka funksionuar si një institucion politik”,tha Marku.

Të fundit