Flash News

KRYESORE

"Do ketë viktima", telefonata anonime alarmon parlamentin grek

Një telefonatë anonime në orën 8 të mëngjesit të sotëm ka alarmuar Parlamentin grek. Sipas mediave greke, telefonata anonime paralajmëronte shpërthimin e një bombe.

Personi që ka telefonuar është shprehur duke thënë se ka një pajisje shpërthyese brenda dhe jashtë parlamentit:

“Do të ketë viktima. Kini kujdes!”

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekspertët e çaktivizimit të bombave. Policia greke mbylli Parlamentin dhe rrethoi zonën rreth tij.

Të fundit