Flash News

KRYESORE

“Do marr kallashin”, banorët e “Astirit” në ditën e 13 të protestës

Banorët e “Astirit”, të cilët rrezikojnë t’ju prishen shtëpitë për ndërtimin e Unazës së Re, kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 13.

Ata kanë bllokuar rrugën edhe sonte, duke kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre, të cilat do të prishen. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Të pyetur se çfarë do të bëjnë në rast se banesat iu prishen pa marrë dëmshpërblime, banorët shprehen të revoluar se do e mbrojnë pronën në çdo mënyrë.

“Do të marr kallashin, do të marr bomba, mitroloza, çfarë të gjej. Atë gjë do bëj, se nuk kam se çfarë humbas më. Tërë mundin, tërë djersën e tërë gjakun në atë shtëpi i kam hedhur, edhe unë edhe vëllezërit e mi”, shprehet njëri prej banorëve.

Të fundit