Flash News

KRYESORE

'Do mbanit tubim si Meta?’ Ish-Presidenti përgjigjet indirekt

'Do mbanit tubim si Meta?’ Ish-Presidenti përgjigjet indirekt

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e “Tempora” të gazetares Sonila Meço, u pyet se si do të vepronte nëse do të ishte në pozicionin e Ilir Metës, pra kur po tentohet ti merren kompetencat kushtetuese.

Nishani nuk u përgjigj direkt nëse do të thërriste një tubim, por u shpreh se Presidenti aktual ka bërë detyrën duke mbrojtur dinjitetin e zyrës së Kreut të Shtetit.

“Natyrisht që do të ishte një spekulim nëse do të thoja se çfarë do të bëja, por ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësinë e personit që është në zyrën e Presidentit të Republikës. Roli i Presidentit është të ruajë Kushtetutën. Varet se nga cili këndvështrim e shohim.

Nëse e shohim në kontekstin e idesë së institucioni i Presidentit të Republikës, është i pavlefshëm, duhet të jetë i nënshtruar, padyshim që do ti duket e çuditshme që ka qëndrime kundërshtuese ndaj një tentative për të vendosur një regjim. Kemi disa fakte konkrete që vërtetojnë tejkalimin e asaj që ne e quajmë demokraci hibride.

Nëse një person është në zyrën e Presidentit dhe ushtron përgjegjësinë e tij, unë mendoj se s`ka bërë asgjë më shumë se sa përmbushjen e detyrës së tij”, tha Nishani.

Të fundit