Flash News

KRYESORE

'Do mbyllen kanalet e ryshfetit', Rama: Nga janari, prioritet shërbimet online

'Do mbyllen kanalet e ryshfetit', Rama: Nga janari, prioritet

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë në Golem ka treguar edhe disa nga prioritetet që qeveria ka për vitin e ri 2020.

Kreu i qeverisë tha se nga janari vëmendja do të shkojë te shërbimet online, për të lehtësuar qytetarët me radhët e pritjes dhe për të shmangur ryshfetin.

 “Shërbimet online. Ky është një prioritet që do fillojë të hyjë në proces konkretizimi që në janar me një numër të madh shërbimesh që qytetarët nuk do jenë më të detyruar dhe nuk do e kenë më as të mundur të shkojnë në zyra, apo sportele, por do i bëjnë aplikimet online dhe me të renë që të gjitha dokumentet që qytetarët duhet t’i marrin nga institucionet e ndryshme shtetërore për të marrë një të drejtë, apo një licencë, apo autorizim apo një dokument do i garantojë vetë shteti. Kështu do të mbyllen përfundimisht kanalet e ryshfetit, kanalet  e radhëve, torturave të njerëzve në pritje të përgjigjeve nëpër sportele”, tha kryeministri.

Po ashtu kryeministri tha se prioritet i rëndësishëm për vitin e ri mbetet Shengeni Rajonal.

“Po ashtu, të mos harrojmë që Shengeni Rajonal është një prioritet i rëndësishëm”, shtoi më tej.

Të fundit