Do ndërtohej metroja, zbulohet thesari në nëntokën e Selanikut

Punimet për ndërtimin e një metroje kanë zbuluar në nëntokën e Selanikut thesare të rralla si; objekte të lashta, si kurora, unaza prej ari, statuja, ndërtesa dhe varre. Zbulimi i tyre erdhi pas punimeve për ndërtimin e një rrjeti të ri metroje, punime të cilat janë pezulluar për shkak të zbulimeve mbreslënëse të nëntokës.

Gjatë punimeve fillimisht u zbulua një rrugë e shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që kalonte në zemër të Selanikut, rajonit të dytë më të rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës, në shekullin e gjashtë pas Krishtit, dhe në të u gjetën mbetjet e vilave, dyqaneve, punëtorive, një kishë e hershme, si dhe 5.000 varre, shumë prej të cilave me kurora të arta.

Më pas arkeologët gërmuan më shumë se 300,000 artefakte, nga monedha dhe stoli në statuja mermeri, amfora, llamba nafte dhe vazo parfum, të cilat  u gjetën në atë që mendohet se ka qenë një qendër e lulëzuar tregtare në qytetin e lashtë.