Flash News

KRYESORE

“Do ndërtojmë urë në Hënë”, deklarata e guximshme e dhëndrit të Erdogan: "Turqit prapë do na besonin"

“Do ndërtojmë urë në Hënë”, deklarata

Dhëndri i presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Berat Albayrak ka bërë një deklaratë të guximshme, duke treguar naivitetin e popullit të tij.

Duke folur për eksplorimin e naftës dhe gazit në Mesdhe, ministri turk i Energjisë Berat Albayrak vlerësoi besueshmërinë e elektoratit turk.

“Disa njerëz flasin, të tjerë bëjnë. Si AKP në Turqi, ne kemi qenë gjithmonë në anën e atyre që bëjnë. Një herë, kur flisnim me votuesit tanë, njëri prej tyre tha se ‘betohem, ne i besojmë AKP-së aq shumë sa, zoti Ministër, nëse presidenti del dhe thotë: “Do të ndërtoj një rrugë me katër korsi në hënë, betohem se ne do të besonim atë”, tha ministri turk.

Aktualisht, në Turqi po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit.

 

Të fundit