Flash News

KRYESORE

Do ndeshej në Dibër, kundërshtari i Gjetan Ketës pëson aksident

Me 8 shtator boksieri Gjetan Ketës do të përballej me kundërshtarin e tij Paul Valenzuela Jr në Dibër, por ky i fundit ka pësuar aksident me makinë.

Gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon kampionin të ngjitet në ring dhe tashmë lajmi është përçuar tek federata WBU.

Federata pritet të publikojë emrin e boksierit tjetër që është në pritje për titull botëror, e shumta deri ditën e shtunë.

Kjo shton vështirësitë për boksierin shqiptar, pasi tashmë duhet të ndryshojë taktikën e stërvitjes dhe të rrisë përqendrimin për të mos e pësuar nga të papriturat teknike që mund të shfaqë kundërshtari në ring.

Por, i mësuar gjithmonë me dfitore, Gjetan Keta pritet të shpartallojë kundërshtarin e radhës në Dibër.

 

 

Të fundit