Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
‘Do ngre padi ndaj Salianjit’, PD i përgjigjet Lefter Allës: Reagim hilacak, nuk të ndihmojnë dot haluçinacionet e kokainës
Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka reaguar mes një postimi në Facebook, pas deklaratës së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i cili tha se do të paditë ish-deputetin e PD, Ervin Salianji.
Bardhi e quan reagimin e Allës qesharak dhe hilacak, teksa shton se kryeministri Rama ka detyrim ligjor shkarkimin e tij.
Po ashtu Bardhi akuzon kryeministrin Rama se përmes heshtjes tregon sipas tij qartë se përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të përdorimit të kokainës dhe lidhjes së tij me grupe kriminale.
“Është qesharak dhe hilacak reagimi i Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot.
Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarjes së saj.
Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës”, shkruan Bardhi.
Pak më parë Lefter Alla deklaroi se u nis drejt Tiranës për të paditur ish- deputetin e PD Ervin Salianji i cili në një deklaratë nga selia denoncoi kryebashkiakun e Bulqizës. Alla pretendon se video ku ai shfaqet duke pirë kokainë është montazh nga PD në bashkëpunim me një televizion lokal në Bulqizë dhe thotë se për këtë ka qenë në dijeni rreth 1 vit më parë.