Flash News

KRYESORE

Do rikthehet apo jo në politikë, përgjigjet Jozefina Topalli

Do rikthehet apo jo në politikë, përgjigjet Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ku u pyet ndër të tjerash edhe nëse do të kthehet sërish në politikë apo jo.

Thonë që nuk duhet të thuash kurrë jo, sepse nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, u shpreh Topalli, ndërsa renditi tre shtylla kryesore, siç i quajti ajo, pse qeveria aktuale duhet përmbysur.

“Thonë që nuk duhet të thuash kurrë jo, sepse nuk i dihet se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsye njerëzore, më shumë se sa politike. Kur sheh se vendi po braktiset dhe shifrat janë alarmante, thu se ky është vendi ku kemi ndërtuar ëndrrat dhe nuk ka nënë në Shqipëri që do t’i ketë larg fëmijët. Kjo është një arsye e fortë për të bërë diçka për të stopuar ikjen. Është një brez i tërë që ka pikëpyetje. Historia jonë është tragjike në tërësi. Kemi kaluar momente të vështira, por prap kemi patur shpresë. Nuk kemi zbritur kurrë në dëshpërim. Mua më duket se kjo është hera e parë. Kjo kërkon një analizë të thellë për të zbuluar pse-në. Por unë po përmbledh në tre shtylla kryesore arsyet përse kjo qeveri duhet përmbysur: mjerimi, pamundësia dhe mungesa e shpresës”, u shpreh Topalli.

Të fundit