Flash News

KRYESORE

"Do rri beqar gjithë jetën", moderatori dëshiron të mos martohet kurrë

"Do rri beqar gjithë jetën", moderatori dëshiron
Moderatori i njohur i emisionit të përjavshëm, “E Diell” Ervin Kurti është shprehur se ka dëshirë të mos martohet kurrë dhe se do të rrijë një beqar i përjetshëm! Dje në “E diell”, po flitej për temën e martesës për të cilën tha se është kundër. Gazetari u shpreh se nuk dëshiron kufizime dhe shpreson të gjejë një partner që të mendojë po njësoj si ai.  “Kur të vijë dita, nëse do të vijë ndonjëherë që unë të jem dhëndri, do të jetë dita më e trishtuar e jetës simë. Nuk ka shanse që unë të martohem, nuk më pëlqen që unë të martohem. Riti martesor nuk më pëlqen, unë do të jem një beqar i përjetshëm në një lidhje. Por që dua të jem i lirë të shkoj, të bëj çfarë të dua”, u shpreh ai.

Të fundit