Flash News

KRYESORE

“Do ta arrestojnë edhe Gjushin”, Berisha tregon bisedën me ambasadorin e vendit të BE-së

“Do ta arrestojnë edhe Gjushin”, Berisha tregon bisedën me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer bisedën me një ambasador të rëndësishëm të një vendi të BE-së në Shqipëri. I ftuar në  emisionin "Debati në Channel One" me gazetarin Roland Qafoku, Berisha tha se ambasadori i kishte thënë që do ta arrestonin Vangjush Dakon, por ish-kryeministri u shpreh skeptik për këtë.

Biseda Berisha - Ambasadori 'X':

Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyra dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin?

Unë i them: Mision i pamundur

Pse, më thotë?

I them: A ke dëgjuar të arrestohet ndonjëherë gjysma e njeriut, po kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arresosh Ramën, por jo gjysmën. 

Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën. 

Berisha shtoi se përveç ndikimit të opozitës, Xhafaj u shkarkua nga edhe për faktin se po ndikonte në 'çështjen Dako'. “Xhafaj iku për shkak të Gjushit. Ai tentoi të arrestojë Gjushin. Marrëdhëniet brenda shpellës së tyreë ishin shumë rivalizuese. Për Gjushin flitet se ekziston edhe një video bashkë me Olsin”, u shpreh Berisha.

Të fundit