Flash News

KRYESORE

"Do ta dua gjithmonë", Justin Bieber kapet duke parë emisionin e Selena Gomez

"Do ta dua gjithmonë", Justin Bieber kapet duke parë
Edhe pse të ndarë dhe Justin Bieber tashmë i martuar, ai dhe Selena Gomez janë si Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, publiku do i dojë përherë bashkë, pavarësisht çdo gjejë. Megjithëse Bieber mundohet tërë kohës t`ia vërtetojë bashkëshortes së tij por edhe publikut e ndjekësve se ai është i dashuruar kokë e këmbë me Hailey-n, disa fakte shpesh e tradhtojnë. Siç ka ndodhur së fundmi teksa është kapur duke ndjekur emisionin e Selena Gomez. Madje foton e ka postuar vetë. Këngëtari ka ndarë një foto ku ka treguar edhe programet që ka qenë duke ndjekur në televizor, ndër to dhe emisioni i gatimit të ish-të dashurës së tij, Selena Gomez. Menjëherë ka nisur "zhurma" në Tëitter ku disa prej tyre shprehen e ky veprimi i Bieber nuk ka qenë i rastësishëm, pasi ai e ka marrë me mend se gjithë ndjekësit do ta kapin këtë detaj. Justin ka pohuar dhe më parë se do ta dojë gjithmonë shumë Selenën, por jo ashtu siç mendojnë ndjekësit e tyre.

Të fundit