Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Do të bëhen prindër për herë të parë, Almeda dhe Tolgahan blejnë vilën luksoze
Pak kohë më parë, modelja dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi bëri publik lajmin e shtatzënisë dhe më pas ajo tregoi se ishte në pritje të një djali.
Siç duket, Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Sayisman kanë vendosur që fëmijën e tyre ta presin në një shtëpi tjetër dhe jo në atë ku jetuan pas martesës.
Sipas ‘Iconstyle’, ata sapo kanë blerë një vilë luksozë në Çekmekoy, e cila kushton 4.5 milionë lira turke. Vila e vendosur në këtë zonë të bukur të Turqisë, është 4 katëshe dhe do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit.
Gjithashtu dyshja janë në kërkim të një shtëpiakeje, si dhe të një mamie që do ta ndihmojë bukuroshen të rrisë djalin që do të vijë në jetë në 2019-n.