Flash News

KRYESORE

Do të jetë në "Rusi 2018" vetëm si spektator, Ibrahimoviç rendit skuadrat favorite

Do të jetë në "Rusi 2018" vetëm si spektator,

Zlatan Ibrahimoviç, i cili hoqi dorë nga kombëtarja suedeze dhe më pas deklaroi se Botërori nuk kishte kuptim pa të, ka treguar se kë përfaqësuese shikon si favorite.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori, ku në listën e të përzgjedhurve të tij nuk është Franca.

“Spanja, Gjermania, Brazili dhe Argjentina. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese”, ka deklaruar Ibrahimoviç.

Ndërkohë ai ka folur edhe për futbollistët më të mirë në Botëror, ku ka përmendur Neymar, Messin Ronaldon, Pogba dhe Mbappe.

Të fundit