Flash News

KRYESORE

Do të këndojë himnin e Botërorit, Era Istrefi takon ikonën e futbollit brazilian

Pak ditë më parë qarkulloi në media lajmi se këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, do të këndojë himnin e Botërorit ‘Rusi 2018’, fakt i cili u konfirmua edhe nga e ëma e cila u shpreh se Era i kishte bërë sërish krenarë.

Ndërkohë që xhirimet e videoklipit të ri kanë nisur, Era ka takuar legjendën e futbollit brazilian, Ronaldinho.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku është shfaqur krah futbollistit.

Nuk dihet ende me siguri, por ekziston mundësia që edhe Ronaldinho të jetë pjesë e videoklipit të himnit të Botërorit.

Të fundit