Flash News

KRYESORE

Do të ketë apo jo sezon turistik? Përgjigjet Blendi Klosi

Do të ketë apo jo sezon turistik? Përgjigjet Blendi Klosi

Ministri Blendi Klosi deklaroi se do të ketë sezon turistik, por me masa të forta sigurie. Sipas ministrit, duke filluar nga data 17 dhe 18 maj do të ketë rihapje të bareve dhe restoranteve, ndërsa më pas do të ketë sezon turistik duke respektuar masat dhe protokollet e sigurisë.

“Nuk e dimë, as unë, as ne nëse do të kemi sezon të rregullt. A do të jetë viti 2020 një sezon normal? Kemi një relaksim të masave, që vijnë duike menduar se hap pas hapi do të jemi të mbrojtur. Por rikthimi i pandemisë çdo gjë e ve në pikëpyetje.

Do të donim shumë që fundi i majit të ketë një lehtësim për plazhet. Sot shpërndamë protokollin e masave anti-Corona, që një prej kapitujve të saj ka edhe plazhin. Pa dyshim do të ketë plazh dhe turizëm, por mos harrojmë që çdo gjë të jetë e kontrolluar që mos rikthejmë marsin. Para një muaji do të quhej absurd diçka e tillë”, tha Klosi në Syri.tv.

 

Të fundit