Flash News

KRYESORE

Do të performojë sonte në Prishtinë, Miley Cyrus dhuron mijëra dollarë për Kosovën

Do të performojë sonte në Prishtinë, Miley Cyrus dhuron

Miley Cyrus jo vetëm që do të performojë sonte në natën e parë të Sunny Hill Festival por ka bërë dhe një dhurim marramendës për fondacionin i cili çdo vit me një vlerë prej 150 mijë eurosh ndihmon kauza të caktuara.

Këtë vit, është vendosur të themelohet "Sunny Hill Academy" dhe shuma e parave do të shkojë pikërisht për këtë akademi që ka fokus promovimin e talenteve të reja në Kosovë.

"Sunny Hill Festival" ka si qëllim njohjen dhe promovimin e Kosovë në mbarë botën dhe po ia del më së miri. Ardhja e yjeve si Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi e shumë e shumë të tjerë, ka bërë që suksesi i këtij koncerti të dyfishohet e trefishohet.

Në konferencën e sotme për shtyp, Dua Lipa ka treguar se Miley jo vetëm do të performojë por edhe do të dhurojë një shumë goxha të madhe pëe "Sunny Hill". Bëhet fjalë për 25 mijë dollarë.

Të fundit