Flash News

KRYESORE

Do të sfidojë Dakon për Bashkinë e Durrësit? Gazmend Oketa ka një përgjigje për "zërat"

Do të sfidojë Dakon për Bashkinë e Durrësit? Gazmend

Së fundmi kanë qarkulluar informacione se Gazmend Oketa mund të jetë kandidat i PD-së për Bashkinë e Durrësit.

I pyetur për këtë çështje  në një lidhje telefonike me emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, Oketa u shpreh se rikthimi i tij në PD nuk ka lidhje fare me këtë çështje.

“Nuk është hera e parë që qarkullon një lajm i tillë, derisa të dallojmë dëshirën e disa individëve është apo nuk është e vërtetë. Rikthimi im nuk ka lidhje aspak me këtë çështje. Unë jam rikthyer me shpresën dhe besimin tim, pasi e kam parë politikën si një lojë skuadre. Nuk ka lidhje me afera apo pazare personale. Unë jam kthyer me dëshirën për të kontribuar dhe për të bërë mirë. Në një moment që vendi ka nevojë dhe opozita ka nevojë”, u shpreh Oketa.

https://politiko.al/u-rikthye-ne-pd-gazmend-oketa-cfare-me-shtyu-te-merrja-kete-vendim/

 

Të fundit