Flash News

KRYESORE

Do të shpërthente granatën, mundësohet takimi mes Macron protestuesit

Do të shpërthente granatën, mundësohet takimi mes Macron

Gjatë 12 muajve të fundit në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23%, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës, bëri që populli francez të shpërthente në protesta.

Një person me granatë në dorë ka kërkuar që protestuesve kundër rritjes së çmimit të karburantit në Francë, t’ju mundësohet një takim me presidentin Emanuel Macron.

Sipas zyrtarëve të policisë, granata që mbante në duar 45-vjeçari i arrestuar në Angers, ishte e vërtetë dhe të gjithë personat rreth tij, rrezikoheshin realisht nga shpërthimi i saj.

Ngjarja ndodhi në Angers, në kohën kur edhe vetë Parisi po përgatitet për një përshkallëzim të ri të demonstrave, me mbërritjen e dhjetëra mijëra tubuesve të tjerë.

Të fundit