Flash News

KRYESORE

“Do t’i godasim fort”, ‘njeriu i memeve’ ironizon Ramën pas arrestimit të dy ish-deputetëve të PS

Arrestimet e orëve të fundit kanë bërë shumë zhurmë mediatike, ku të përfshirë janë edhe dy ish-deputetë të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Në këto rrethana, edhe autorët e memeve nuk mund të rrinin duarkryq, por kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë ironizuar rastet në fjalë.

I njohur si ‘njeriu i memeve’, Genc Sejko ka ironizuar jo vetëm ngjarjet e fundit, por edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon përfshirjen e personave me të shkuar kriminale në qeverinë dhe grupin parlamentar të PS.

Ai ka realizuar një fotomontazh me të gjitha rastet kur zyrtarë të lartë të PS janë akuzuar dhe kanë rezultuar të lidhur me krime të ndryshme.

Në këtë fotomontazh ka përfshirë jo vetëm Ndokën, por edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, kryetarin aktual të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi etj.

Në këtë foto, ai shkruan me ironi “ultimatumin” e Ramës për të gjitha këto raste të regjistruara deri tani.

“Do e bëjmë vendin të pajtueshëm për kriminelët, do t’i godasim fort. Edi Rama”, shkruan Sejko.

Të fundit