Flash News

KRYESORE

“Do vritesh me snajper”, kërcënimi me jetë i Ervin Salianjit, reagon Rama: S’e imagjinoj dot

“Do vritesh me snajper”, kërcënimi me jetë i

Kryeministri Edi Rama ka nisur i pari fjalën në foltoren e Kuvendit, ku sot planifikohet të diskutohet projektligji për buxhetin 2019.

Ndërsa u përgjigjet i prerë protestuesve të ‘Astirit’ sërish se s’ka asnjë dëmshpërblim sipas tij atij të atyre që pushtuan ‘Unazën e Re’, kryeministri u ndal edhe te kërcënimi me jetë ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji.

Ndonëse lajmi u bë publik një ditë më parë, ngjarja sipas deputetit ka ndodhur një muaj më parë. Rama ka reaguar nga foltorja, duke thënë: “Larg qoftë t’i ndodhë gjë Salianjit, nuk e imagjinoj dot të bëhen protesta “Ervin, Ervin ti je gjallë”, u shpreh Rama me ironi.

Në letrën në fjalë, e cila është e datës 31 tetor 2018 dhe dërguar nga burgu i Fushë-Krujës, deputeti kërcënohet me jetë dhe se do të qëllohet me snajper.

Letra ka mbërritur në adresën e Salianjit nga një i burgosur i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, i cili i shkruante deputetit se do vritej me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38 vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 21 janar të vitit 2016.

Për këtë rast, Salianji ka bërë denoncim në Prokurorinë e Përgjithshme dhe për dijeni dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Të fundit