Flash News

E-TJERA

Doda vs Gjylameti: Lokomopartitë, arrogancë tipike fshatareske

Doda vs Gjylameti: Lokomopartitë, arrogancë tipike fshatareske

Mesila Doda, deputete e PDIU, ka reaguar ndaj një deklarate të koleges socialiste, Blerina Gjylameti, e cila i konsideroi dje partitë e tjera si 'vagonë', ndërsa PS-në si 'lokomotivë'. Doda shkon përtej një batute, duke thënë se 'gjysmë milioni vota prodhojnë 0 deputetë', dhe hedh idenë  e proporcionalit kombëtar të hapur.

Shkruan Doda në Facebook:

Kjo historia me lokomotiva e vagone eshte delirante, arrogante dhe marksiste.

Seicila force politike ka identitetin e saj dhe nuk ka asnje arsye ti shkoje apo te konsiderohet vagon i nje force tjeter politike. Duhet te goditet sistemi i koalicioneve, nga i cili perfitojne vec forcat e medha dhe te miratojme proporcionalin kombetar te hapur. Le te garojme secila parti me mundesite e veta dhe te shohim se si e mendojne njerzit. Sot jane rreth gjysem milioni vota qe prodhojne 0 deputete... gjithe administrimi dhe numerimi eshte uzurpuar nga lokomopartite, ndaj me demokrature se kaq nuk mund te shkonte dot ky vend.

Refuzoj nje menyre te tille te menduari dhe arrogancen tipike fshatareske qe tregon muskujt kur tullat ti mbajne te tjeret ndersa lokomopartite vazhdojne te mbajne vendin ne tension dhe pasiguri.

Të fundit