Flash News

KRYESORE

Dogana gjermane do të shkatërrojë mbi 35 tonë ‘fidget spinner’, janë cilësuar si ‘të pasigurt’

Dogana gjermane do të shkatërrojë mbi 35 tonë ‘fidget

Lodrat janë konfiskuar në doganën e Aeroportit të Frankfurtit, nga ku pritej të shiteshin nëpër dyqane.

Lodrat rrotulluese kishin arritur në Gjermani nga Kina. Këto pajisje kanë pushtuar botën, mirëpo modelet e “pasigurta” kanë drita LED të cilat lehtësisht mund të shkëputen nga pajisja e të përpihen nga fëmijët e vegjël, ka thënë Zyra Qendrore e Doganës, transmeton Koha.net.

Sipas zyrtarëve doganorë, pajisjeve u mungonte edhe shenja CE, që kërkohet për mbrojtjen e konsumatorit.

Muajin e fundit, një vajzë e vogël në Texas, Houston, është dashur t’i nënshtrohet një operacioni pasi i kishte ngecur në fyt një copë e ‘spinnerit’. Fatmirësisht, operacioni ka kaluar me sukses.

Të fundit