Flash News

KRYESORE

Doganat shpallin 33 vende të lira pune

Doganat shpallin 33 vende të lira pune

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) shpall 33 vende të lira pune për pozicione të ndryshme.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të DPD-së, vendet e shpallura janë kryesisht në pozicionet përgjegjës në disa sektorë, si në task forcë dhe në analizën dhe raportimin, në Drejtorinë e Hetimit, në sektorin operativ antitrafik, në drejtorinë e Antitrafikut, për mallrat e rrezikshme, Dual Use, trafiqeve të paligjshme, në Drejtorinë e Antitrafikut, Kontrollit të Deklarimeve CASH

Po ashtu, një vend pune i lirë është shpallur për pozicionin inspektor antikontraband, në sektorin e antikontrabandës detare, ndërsa 5 vende për po të njëjtin pozicion në Sektorin antikontrabandës tokësore.

14 vende të lira janë publikuar edhe për pozicionin Doganier Peshore/ Pikë Kontrolli përkatësisht, konkretisht në Zyrën Doganore Hani i Hotit, Beratit, Kakavijës, Qafë- Botë, në atë të Magazinimit të Përkohshëm, Tiranë, Tushemisht, Zyrën e Operacioneve Doganore Korçë dhe Sektorin Doganor Ballsh.

Ndërsa nga një vend i lirë pune është shpallur edhe për pozicionin Përgjegjës Sektorin në Sektorin e Koordinimit dhe Operativitetit në terren, në Drejtorinë e Antikontrabandës dhe në Sektorin e Koordinimit për Mashtrimet Fiskale, në Drejtorinë e Hetimit.

Të interesuarit për këto pozicione të lira pune duhet të plotësojnë një sërë kriteresh të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Doganave. Për t’u bërë pjesë e konkurrimit ata duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e kërkuar për secilin pozicion brenda datës 20 mars 2018.

Procedura e përzgjedhjes do të bëhet në bazë të dosjes personale të çdo aplikanti dhe përmes intervistës, data e së cilës do të caktohet në një njoftim të dytë.

Të fundit