Flash News

KRYESORE

Doganierët në grevë, mbyllet kufiri Shqipëri–Greqi

Doganierët në grevë, mbyllet kufiri Shqipëri–Greqi

Janë rikthyer grevat në kufrin greko-shqiptarët.  Doganierët grekë po kërkojnë përmirësime të kushteve të punës nga ana e qeverisë së tyre dhe nesër ata e kanë shpallur grevë të përgjithshme. Si rrjedhim dita e nesërme, kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë do të mbyllet për 24 orë. Federata e Doganave të Greqisë, në një njoftim të saj sqaron se greva 24 orëshe do të zgjasë deri të premten, 20 tetor.

Doganierët grekë kërkojnë rritje të pagave dhe shpërblime të punonjësve, mbrojtje ligjore të tyre, stafi i shërbimit doganor të pajiset me mjete moderne kontrolli dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

Që prej fillimit të krizës greke, pagat dhe pensionet e këtij sektori janë ulur deri në 50%, ndaj sindikata e sheh grevën si e vetmja rrugë për plotësimin e kërkesave. Deri mëngjesin e së premtes, asnjë pikë doganore nuk do të lejojë kalimin e mjeteve dhe mallrave.

Meqenëse në grevë janë vetëm doganierët, e jo policia, udhëtarët që nuk do të kenë me vete çanta dhe bagazhe do të jenë të lirë të lëvizin në kufi.

Ndërsa asnjë anije mallrash, tren ose kamion nuk do të përpunohet në portet dhe pikat hyrëse e dalëse të vendit. Lëvizja pritet të normalizohet paraditen e së premtes.

 

Të fundit