Flash News

KRYESORE

Dogjën dyshekët në qeli, 68 të vdekur në burgun e Venezuelës

Dogjën dyshekët në qeli, 68 të vdekur në burgun e

68 persona, të dënuar në burgun e Venezuelës, kanë humbur jetën. Shkak janë bërë trazirat në burg dhe tentativa për tu arratisur. Të dënuarit i kanë vënë flakën dyshekëve, por në përpjeke për të ikur nga qelitë, por duket se plani nuk ka shkuar siç ishte parashikuar dhe shumë prej tyre janë djegur të gjallë dhe asfiksuar nga tymi.

Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, por zjarri ishte i fuqishëm dhe ka përfshirë shumë shpejt një pjesë të mirë të godinës në qytetin e Valencias të Venezuelës.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimin për ta kuptuar se çka ka ndodhur.  Burgjet e Venezuelës janë të mbipopulluara, të dhunshme dhe protesta të dhunshme ndodhin mjaft shpesh.

Vendi ka pasur probleme në sistemimin e të burgosurve në mesin e krizës ekonomike të vazhdueshme.

Të fundit