Flash News

KRYESORE

Dogji 50 ha pyje dhe kullota, arrestohet zjarrvënësi

Dogji 50 ha pyje dhe kullota, arrestohet zjarrvënësi

Strukturat e Policisë së Livadhjasë, në bazë të informacioneve në rrugë operative, lidhur me rastet e zjarrvëneve në mënyrë të qëllimshme kanë arritur të bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të një 21 vjeçari, banues në Finiq.

Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin:

- J.R., 21 vjeç, banues në Finiq.

Shtetasi i lartëpërmendur më datë 12.08.2017, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke vendosur zjarr në vendin e quajur “Gropa”, në fshatin Leshnicë, ku për pasojë janë djegur rreth 50 hektar sipërfaqe pyjore.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprën penale ''Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

 

Të fundit