Flash News

KRYESORE

Dogji për së gjalli dy gratë e tij, nuk ia pëlqente e ëma

Një burrë në Indi ka djegur për së gjalli dy gratë e tij për motive të dobëta.

Policia bëri me dije se pasi rrëfeu krimin makabër, burri argumentoi se ngjarja kishte ndodhur sepse nëna e tij nuk i pëlqente nuset.

Sipas medieve lokale indiane Deepa Rami i nxori të dyja gratë nga shtëpia me pretekstin se do tu blinte bizhuteri dhe i ka djegur të gjalla, brenda makinës.

Dy viktimat janë Daria Devi (25 vjeç) dhe Mali Devi (27 vjeç) dy gra shumë të respektuara dhe të dashura për të gjithë banorët e zonës.

Akti monstruoz pritet të gjykohet sot nga gjykata indiane.

Të fundit