Flash News

KRYESORE

“Doja ta takojsha, ta falenderojsha”/ Dako mohon akuzat për shit-blerje votash

“Doja ta takojsha, ta falenderojsha”/ Dako mohon akuzat për

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjudh Dako para prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi ka mohuar akuzat për shit-blerje votash në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017-të. Në rrëfimin e tij prej 5 orësh ditën e enjte te Krimet e Rënda, Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur gjatë dhe pas fushatës elektorale.

Qytetari i parë i Durrësit mësohet se ka mohuar të ketë dijeni mbi blerjen e votave. Sipas TV Klan,  ai ka sqaruar se persona të ndryshëm mund tu kenë ofruar para votuesve, por ai nuk qenë në dijeni apo për më tepër ta ketë aprovuar këtë gjë. Në përgjimet e bëra publike deri tani Vangjush Dako është regjistruar vetëm një herë duke folur me Altin Avdylin, i njohur ndryshe si “Niçja” ndërsa në një përgjim të dytë del “Niçja” dhe një tjetër person.

Të njëjtat burime nga prokuroria konfirmojnë se pyetja e këtyre personave është bërë në këtë moment për shkak të përfundimit të zbardhjes së disa dhjetëra CD-ve të reja me përgjime nga ajo që njihet si Dosja 339.

Bisedat e Dakos me Avdylajt:

  • Biseda 1 – (Data 27 qershor 2017)

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.

Vangjush Dako: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…

Vangjush: Ku është Astriti?

Niçja: Ka lëviz një çikë.

Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një

Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.

Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

  • Biseda 2 (data 24 qershor 2017) 

Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

xxx 30804 (Te paidentifikuar) - Alo, ça po bën?

Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

xxx 30804 (Te paidentifikuar) Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

Niçja- Jo! Jo! Jo!

xxx 30804 (Te paidentifikuar) Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…

Niçja: ...mirë…

xxx 30804 (Te paidentifikuar)- 6 veta janë!

Niçja: Hajt se të marr unë!

xxx 30804(Te paidentifikuar)- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të  votojnë

Të fundit